Close
Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 213
  1. #201
    Po pse kapeni me Kodin e DaVincit dhe sesa deshtak apo i suksesshem eshte ai?
    Pse nuk lexoni The Holy Blood and The Holy Grail qe eshte studim shkencor dhe jo fantazi dhe mbase ndryshoni mendimin dhe filloni i shikoni gjerat ndryshe nga shablloni 2000 vjecar qe na eshte ngulitur ne gen.

  2. #202
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Njerezit besojne ne fe,edhe pse nuk kane qene vete atje para dy mije vjetesh per te vertetuar me syte e tyre se c'fare ndodhi,pra eshte nje ceshtje besimi.E njejta gje ndodh me ata qe besojne nje variant tjeter,perseri eshte ceshtje besimi.Beson ose nuk beson,prova te sakta nuk ka, c'faredo interpretimi apo kunderinterpretimi je i lire te zgjedhesh.

  3. #203
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ekspertët e artit përmbysin versionet e bestsellerit

    "Kodi Da Vinçi", e vërteta e fundit

    Edhe këtë herë gjithçka vërtitet rreth identitetit të "femrës" të mistershme, që i qëndron Krishtit në krah


    Suksesi i thrillerit "Kodi Da Vinçi", atij libri që tashmë është kthyer në një nga bestsellerët më të shitur të të gjitha kohërave, nuk ka asnjë dyshim se ka lënë me gojë hapur edhe vetë Dan Braun, autorin e tij. Kjo jo vetëm se amerikani kishte shkruar edhe më parë tri vepra të kësaj natyre, që të tija të vlerësuara nga publiku dhe kritika si më se mediokre, por edhe pasi një version mjaft i ngjashëm i librit ishte publikuar në vitin 1982 nga autorët Michael Baigent dhe Richard Leigh, por që kishte kaluar thuajse pa u vënë re nga askush. Ndërkohë që nga viti 2003, në të cilin u hodh nëpër librari, duhet të nënvizojmë se "Kodi da Vinçi", deri në muajt e parë të vitit 2006, ishte përkthyer në 44 gjuhë të huaja dhe kishte shitur më shumë se 60,5 milionë kopje, duke e bërë autorin edhe një ndër më të paguarit e të gjitha kohërave. Ajo që duhet të përbëjë vërtet habi për Dan Braun është fakti se vendet që përshkruhen në libër, në të cilat zhvillohet pjesa më e madhe e enigmës që përpiqet të shtjellojë kjo vepër, janë kthyer në objekte të mirëfillta pelegrinazhi nga një numër shumë i madh njerëzish që kanë marrë tepër seriozisht gjithçka thuhet në të, por sidomos për faktin se jehona e tij nuk po mpaket me kalimin e viteve dhe që historianë e studiues vazhdojnë t‘u kushtojnë vëmendje e studime të pafundme.

    Ekspertiza

    Dhe vetëm përpara pak ditësh u bë publike edhe e reja e radhës që ka të bëjë me tezën që Dan Braun kërkon të hedhë në bestsellerin e tij "Kodi da Vinçi". E veçanta është se kësaj radhe nuk kemi të bëjmë me një zbulim shkencor të realizuar nga historianë, njohës të biblës, apo studiues të disiplinave që kanë të bëjnë me këto fusha. E reja e fundit mbi të vërtetat apo sajesat që servir autori i bestsellerit më të përfolur të kohëve moderne vjen pikërisht nga ekspertët e artit, të cilët, duke studiuar në mënyrën më të detajuar veprën e Leonardo Da Vinçit, kanë arritur në përfundimin se në të nuk ka asnjë element bindës që mund të vërtetojë teorinë e Dan Braun, përkundrazi. Ose, e thënë ndryshe, këta ekspertë nuk kanë asnjë dyshim se ajo që sheh autori amerikan në veprën "Darka e Fundit", nuk është aspak ajo që ka pasur ndër mend të shprehë piktori gjenial dhe që gjithçka lexohet në librin "Kodi Da Vinçi" është thjesht fryt i fantazisë së Dan Braun dhe autorëve që kishin shkruar përpara tij lidhur me këtë temë.

    Misteri sipas Dan Broun

    Në vija të trasha, në romain "Kodi Da Vinçi", Dan Braun hedh tezën se kisha katolike, për arsye që kishin të bënin me prestigjin e saj dhe mënyrën si kërkonte ta servirte veten në sytë e besimtarëve, që në kohët e hershme kishte marrë masa për fshehjen e një serie të vërtetash. Kryesorja mes tyre ishte zbehtësimi, në mos zhdukja e rolit të Maria Magdalenës, bashkëshortes së Krishtit, në gjithë historinë e kishës katolike. Sipas Dan Braun, institucioni fetar i druhej mundësisë së shenjtërimit të femrës brenda tij dhe sidomos pasi diçka e tillë do të sfidonte drejtpërdrejt rolin e Shën Pjetrit, kryesorit mes 12 apostujve të Krishtit dhe themeluesit të kishës katolike. Në roman nënvizohet fakti se në çastin e kryqëzimit Maria Magdalena ishte shtatzënë dhe priste një fëmijë nga Krishti. Menjëherë pas vdekjes së tij, gruaja shtatzënë udhëtoi drejt Francës ku u strehua nga hebrenjtë e Marsejës, qytet ku edhe nxori në dritë vajzën e tyre të cilën e quajti Sara, duke i hapur rrugë një vije pasardhësish të Krishtit. Fryt i bashkimit mes Jezu Krishtit e Maria Magdalenës do ishte edhe ajo që njihet në Francë si dinastia e Merovinëve.

    Në të dy versionet, në atë që jep zyrtarisht kisha katolike dhe atë që shtjellohet te "Kodi Da Vinçi", elementi kyç është Grahali i Shenjtë. Në Bibël mësohet se Grahali i Shenjtë është kupa me fuqi mrekullibërëse që përdori Krishti gjatë darkës së fundit, në të cilin parashikoi se një prej ndjekësve të tij më të afërt do ta tradhtonte. Gjithashtu, në librin e shenjtë të të krishterëve nuk thuhet asgjë për ndonjë lidhje martesore të mundshme të Jezu Krishtit dhe aq më tepër për ekzistencën e një fëmije. Krejt e kundërta ndodh në veprën e Dan Braun. Për të Grahali i Shenjtë nuk është një kupë apo enë e çfarëdoshme, por një grua dhe pikërisht Maria Magdalena, gruaja që i dha jetë fëmijës së Krishtit dhe njëherësh vijës së pandërprerë deri sot të pasardhësve të tij. Sipas thrillerit të autorit amerikan edhe vetë emri i tij (në frëngjishten e vjetër quhet San Greal, manipulim i Sang Real) nuk do të thotë tjetër veç gjak mbretëror. Në këtë mënyrë, në bestsellerin amerikan arrihet në përfundimin se nuk bëhet fjalë për një kupë, por për disa dokumente që vërtetojnë këtë vijë gjaku mbretërore me pikënisje Jezu Krihtin dhe Maria Magdalenën. Ekzistenca e këtij vijimi të pasardhësve të të Krishtit qe një sekret që u zbulua nga kryqtarët pas pushtimit të Jerusalemit në vitin 1099 dhe do të ruhej me fanatizëm të skajshëm nga dy organizata po aq të mistershme dhe sekrete sa vetë historia e Grahalit të Artë: Priorati i Sionit dhe Kalorësitë e Tempullit, të cilët njihen ndryshe si tempullarët.

    Priorati i Sionit dhe tempullarët

    Priorati përshkruhet si një shoqëri sekrete mjaft misterioze e themeluar në shekullin XI (më saktësisht në vitin 1099 pas Krishtit), pikërisht me qëllimin për të ruajtur sekretin që fshihte nga sytë e kishës katolike pasardhësit e drejtpërdrejtë të Jezu Krishtit dhe Maria Magdalenës. Gjatë gjithë historisë së tij ky urdhër misterioz është drejtuar nga "Mjeshtrit e Mëdhenj", të cilët ishin edhe ndër njerëzit më të ndritur të epokave në të cilat jetuan. Për t‘u veçuar mes tyre janë Viktor Hygoi, Isak Njutoni apo Leonardo Da Vinçi.

    Më shumë gjëra dihen për Kalorësit Tempullarë, urdhri tjetër sekret i krijuar nga Priorati i Sionit, i konceptuar si krahu i tij ushtarak që njëherësh kujdesej për financat e tij. Tempullarët patën fillesa mjaft të vështira, por brenda shumë pak kohësh u bënë një fuqi e madhe ekonomike e ushtarake, që pranonte të merrte urdhra vetëm nga Papa. Në të vërtetë qenë një shtet pa territor në zotërim, i cili e kishte kryeqytetin në Paris, në "Kullën e Tempullit" (tani e shkatërruar). Fillimisht detyra e tyre qe të mbronin pelegrinët që udhëtonin drejt Tokës së Shenjtë, por shumë shpejt u bënë armatë e përzgjedhur, një forcë e posaçme e krishterimit. Ishin shumë popullorë për të paktën dy shekuj. Më pas, me rënien e mbretërimit të frankëve në Tokën e Shenjtë, u kthyen në një organizatë të sikletshme - ndoshta edhe shumë të rrezikshme - pikërisht pasi nga njëra anë ishin zgjeruar së tepërmi duke dalë jashtë çdo kontrolli, dhe së dyti, pasi në synimet e saj nuk vërehej më ai për të cilën qe krijuar, pra thjesht mbrojtja e pelegrinëve që udhëtonin drejt Jerusalemit. Çelësi i këtij suksesi fshihej në faktin se ata shikoheshin si organizatë që fshihte një sekret shumë të madh, i cili, me gjithë shkatërrimin e urdhrit të tyre, arriti të transmetohej brez pas brezi në mënyrë të fshehtë dhe shumë të rezervuar. Persekutimet që pësuan, sipas shumë mbështetësve të teorive komplotiste (mes të cilëve edhe Dan Braun), nuk kishin pasur qëllime politike e ekonomike, por të tjera e shumë më të rëndësishme: të bënin të heshtte një të vërtetë të lashtë. Tempullarët ishin ngarkuar nga Priorati i Sionit të ruanin sekretin e pasardhësve të Krishtit dhe të garantonin hipjen në fuqi të dinastisë së shenjtë Meroviniane, e cila në fakt mbretëroi nga viti 447 në 751 të erës sonë në fronet e Evropës dhe të Jerusalemit. Kisha katolike u përpoq t‘i vriste të gjithë pasardhësit e kësaj dinastie dhe mbrojtësit e tyre në mënyrë që të mbante në fuqi trashëgiminë apostolike të Shën Pjetrit në vend të trashëgimisë heretike të Maria Magdalenës.

    "Darka e Fundit", çelësi i sekretit të Da Vinçit

    Çelësin e vërtetimit të gjithë teorisë së tij Dan Braun e mbështet te zgjidhja e enigmës që fsheh brenda saj piktura e famshme "Darka e Fundit" e Leonardo da Vinçit. Duke qenë se renditet si një ndër Mjeshtrit e Mëdhenj të urdhrit të Prioratit të Sionit, mund të supozohet lehtë se gjeniu italian ishte në dijeni të gjithçkaje, kishte të bënte me Grahalin e Artë, Maria Magdalenën dhe pasardhësit e tyre. Është pikërisht kjo edhe arsyeja për të cilën, sipas Dan Braun, Da vinçi në të djathtë të Jezu Krishtit nuk ka pikturuar Gjon Pagëzorin, një ndër 12 apostujt, siç mendohet gjerësisht, por pikërisht Maria Magdalenën. Kjo gjë mund të vërehet fare lehtë, mësohet në roman, duke vërejtur me kujdes trajtat mjaft femërore të kësaj figure. Një element tjetër që e përforcon edhe më tej këtë teori është mungesa në kuadër e asaj që mund të jetë Grahali i Artë. Nuk vërehet asnjë kupë apo enë, e cila mund të jetë kupa e shenjtë që përdori Jezusi gjatë darkës së tij të fundit. Me pak fjalë, kupa nuk ishte gjë tjetër, veç Maria Magdalena, gruaja që në trupin e saj bartte gjakun e Krishtit (fëmijën e tij). Kjo tezë përforcohet më tej falë germës "V" që mund të ravijëzohet fare lehtë duke vërejtur konturet e krijuara nga pozicionimi i trupave të Krishtit e Maria Magdalenës (Shën Pjetrit). Gjithashtu veshjet e të dyve (po marrim të mirëqenë se në kuadër është pikturuar Maria Magdalena) janë të kombinuara në atë mënyrë që të plotësojnë njëra-tjetrën: Krishti mban veshur një fanellë të kuqe mbi të cilën ka hedhur një pelerinë ngjyrë blu, ndërkohë që bluza e Maria Magdalenës është blu e mbuluar përgjysmë nga një pelerinë e kuqe. Me shumë gjasa, mësohet në libër, simbolizojnë dy pjesët e barta të martesës. Analizimi më i detajuar i kuadrit shfaq edhe një element tjetër që ka hapur mjaft diskutime, në rast se figura e Maria Magdalenës zhvendoset në krahun tjetër të kuadrit, përkrah Jezusit, koka e saj mbështetet në mënyrë të përsosur në supin e këtij të fundit. Dan Braun nuk ka asnjë dyshim se Leonardo da Vinçi, si Mjeshtër i Madh i urdhrit të Prioratit të Sionit ishte në dijeni të gjithë së vërtetës dhe i ka përdorur të gjithë këta elementë për të transmetuar në mënyrë të koduar martesën mes Krishtit e Maria Magdalenës dhe rolin e kësaj të fundit në jetën e atij vetë e atë të kishës katolike, krejt e kundërta e asaj që lexohet në librat kanonikë të Vatikanit.

    Zbulimi i fundit

    Por ekspertët e artit kanë arritur në një përfundim krejt të ri lidhur me identitetin e mundshëm të njeriut të vendosur në kuadrin "Darka e Fundit" në krahun e djathtë të Jezu Krishtit, rezultat që e trondit nga themelet gjithë teorinë ku Dan Braun ka bazuar tezën e tij. Në fakt ishte rënë dakord prej kohësh që edhe pse përfaqësonte Gjon Pagëzorin, trajtat e portretit qenë mjaft femërore, gjë që në njëfarë mënyre bënte të besueshme tezën e hedhur nga Dan Braun. Që portreti i këtij personi kishte trajta mjaft të theksuara femërore ishte rënë dakord edhe nga ana e specialistëve të artit, sidomos pasi u pranua nga të gjithë se fytyra e tij ngjante në mënyrë mbresëlënëse me atë të Shën Mërisë në kuadrin "Virgjëresha e Shkëmbinjve". Megjithatë specialistët e artit shpjegonin se në atë kohë ishte mjaft në modë përshkrimi i djemve në moshë të re me trajta të zbutura femërore dhe pikërisht ngjashmëria mes dy fytyrave përdorej si argument për të provuar se bëhej fjalë për Gjon Pagëzorin. Por cili është në të vërtetë njeriu i pikturuar në të djathtë të Jezu Krishtit për të cilin Dan Braun nuk ka asnjë dyshim se është Maria Magdalena, ndërkohë që ekspertët e artit e përcaktojnë si Gjon Pagëzorin. Njihet mjaft mirë fakti që Leonardo Da Vinçi nuk u ka vënë emra të pranishmeve në "Darkën e Fundit", gjë që është edhe motivi kryesor i hamendësimeve të shumta që hidhen lidhur me identitetin e tyre. Teoria më e fundit, e publikuar përpara pak ditësh në emisionin "Voyager" të kanalit televiziv "Rai" nga gazetari Roberto Giacobbo, te njeriu përkrah Jezusit nuk sheh as Maria Magdalenën as Gjon Pagëzorin, por Shën Mërinë, nënën e Krishtit. Shenjtoren që i dha jetë dhe që i qëndroi përkrah deri në çastin e fundit të ekzistencës. Sipas ekspertëve të artit që mbështesin këtë tezë, prova e pakundërshtueshme vjen thjesht duke i mbivendosur portretet mbi njëri-tjetrin: ngjashmëria është mbresëlënëse (shih ilustrimin në figurë). Te "Darka e Fundit", Da Vinçi ka riprodhuar në mënyrë besnike portretin e Shën Mërisë së "Virgjëreshe e Shkëmbinjve". Për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj agjentëve atmosferikë (kisha ku ruhet edhe sot është bërë dy herë pre e bombardimeve dhe kuadri ka mbetur për një kohë mjaft të gjatë krejt i zbuluar) portreti i "Darkës së Fundit" është zbehur mjaft dhe ka humbur mjaft nga origjinaliteti fillestar, megjithatë ekspertët nuk kanë asnjë dyshim për ngjashmërinë. Një pohim i tillë, në rast se do të rezultonte i vërtetë, do të hidhte poshtë të gjithë teorinë mbi të cilën është ngritur thrilleri i Dan Braun. Leonardo nuk pasur qëllim të transmetojë asnjë mesazh apo kod të fshehtë, asgjë që do të vinte Maria Magdalenën në qendër të komploteve të kishës dhe ekzistencën e një linje pasardhësish të Krishtit. Ka të ngjarë që gjërat të jenë shumë më të thjeshta: të ketë dashur që në çastet e fundit të jetës së Krishtit, përkrah t‘i vendoste gruan që e mbështeti në gjithçka dhe i qëndroi pranë deri në çastin e fundit.

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #204
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Dan Brown eshte shkrimtar i rrymes fiction thriller !! Lexoni Angels and Demons apo Digital Fortress! Eshte mjeshter i historive imagjinare!Nuk e kuptoj se c'fare i shtyn disa te mendojne se Da Vinci Code i ka rrenjet ne nje ndodhi te vertete!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 13-01-2007 më 13:49
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #205
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Ekspertët e artit përmbysin versionet e bestsellerit

    [B]"Kodi Da Vinçi", e vërteta e fundit

    Është pikërisht kjo edhe arsyeja për të cilën, sipas Dan Braun, Da vinçi në të djathtë të Jezu Krishtit nuk ka pikturuar Gjon Pagëzorin, një ndër 12 apostujt, siç mendohet gjerësisht, por pikërisht Maria Magdalenën.


    Zbulimi i fundit

    Por ekspertët e artit kanë arritur në një përfundim krejt të ri .....Në fakt ishte rënë dakord prej kohësh që edhe pse përfaqësonte Gjon Pagëzorin,


    Megjithatë specialistët e artit shpjegonin se në atë kohë ishte mjaft në modë përshkrimi i djemve në moshë të re me trajta të zbutura femërore dhe pikërisht ngjashmëria mes dy fytyrave përdorej si argument për të provuar se bëhej fjalë për Gjon Pagëzorin.


    Por cili është në të vërtetë njeriu i pikturuar në të djathtë të Jezu Krishtit për të cilin Dan Braun nuk ka asnjë dyshim se është Maria Magdalena, ndërkohë që ekspertët e artit e përcaktojnë si Gjon Pagëzorin.

    GAZETA SHQIP


    Ha ha ha ja se me qka shërbehet Davius. Hajde ti tash e ma gjej një shkrim nga burimet e të krishtera apo biblike se ka thënë apo që thotë se Gjonë Pagëzori ishte apostull, nga të dymbdhjetit, jo more burr i dheut, (ja ka fut kot ai); je ka sherbehesh me rrena, bile në ungjijt shkruan se Gjon Pagëzuesi vdiq dhe iu shkurtue koka nga Herodi para se Jezusi të shtronte darken e fundit dhe kurr në jetë Gjon Pagëzuesi nuk ishte apostull as nga ata të 12-tit siq thua ti dhe si sherbehesh ti në rrena të turpshme.

    Por sidoqoftë Dan Braun dhe Dan Braunat e tjerë gjithmonë kanë ekzistuar dhe kan hedhur shpifje, trillime dhe gënjeshtra gjatë historisë së njerëzimit, por Jezu Krishti njëher erdhi në botë, iu diftua botës dhe mbretëria e tijë nuk do të humbë kurr; është mbretëri e përjetshme, i lum ai që nuk mashtrohet nga fryma dhe gënjeshtrat e djallit dhe që qëndron në Krishtin i cili është vet Jeta.

    Mos more se per besë nuk ia vlenë!!!


    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #206
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    A është KODI I DA VINÇIT “sulmi më serioz kundër krishtërimit”?

    http://christiananswers.net/albanian...vinci-alb.html




    Nuk është sekret që Krishtërimi në Shtetet e Bashkuara, në Angli dhe në kombe të tjera është gjithënjë e më shumë nën një sulm të egër në media, në shkolla, në gjykata dhe, gjithashtu shpesh edhe në kisha. Në nje kulturë që sistematikisht kërkon ta zhvlerësojë Krishtin dhe fjalen e tij, teologu (dhe pastori nga zona e Çikagos) Dr. Erwin Lutzer ka berë ketë vrojtim: “KODI I DA VINÇIT është sulmi më serioz kundër Krishtërimit që unë kam përjetuar ndonjeherë.” [1]

    Në dritën e kësaj thënieje guximtare, le ta shikojmë më thellë novelen tepër të kërkuar të autorit Den Braun, filmin e shfaqur me të njejtin titull dhe ndikimet e tyre të mundshme mbi kishën dhe kulturën.


    NOVELA

    Me gjithë se Den Braun do që ne të bësojmë që “të gjitha përshkrimet e veprave të artit, arkitekturës, dokumentave dhe ritualeve sekrete në ketë novelë janë të sakta,”[2] KODI I DA VINÇIT është nje vepër trillimi, plot me njerëz të mirë, njerëz të këqinj dhe ikje të ngushta. Aktori kryesor i novelës, kryptologjisti nga Harvardi, Robert Landon, është nje karakter në fakt pasiv e i pandërlikuar. Gjithashtu, përdredhjet e historisë së romanit maksimumi janë të parashikueshme, dhe shkrimi, me gjithë se në raste fare i mirë, është i pamemorizueshëm. Është diçka zbavitëse si trillim “popullor,”[3] po jo lloji i novelës që i reziston kohës për tu berë nje klasike. Edhe prapë, KODI I DA VINÇIT është bërë një lajm i bujshëm në gjithë botën.

    Terheqja e madhe te kjo novelë përndryshe jombresëlënëse është konspiracioni qendror, që thënë thjeshtë, e shikon Jezusin të martuar me Maria Magdalenën. Mbas vdekjes së Jezusit, supozohet qe Maria pastaj u arratis me fëmijen e tyre dhe me kalimin e kohës u kthye në një simbol “të femrës së shejntë” e paganizmit të lashtë.


    Kjo teoria nuk është e re për Den Braun; cilido student serioz i historisë së kishës di për ketë traditë të lashtë (albeit aberrant), të cilën katolikë edhe protestantë njesoj e kanë konsideruar për kohë të gjatë si herezi.[4] Mirëpo, ne duhet të zhytemi (jo dhe aq thellë) në bazën “historike” të kësaj tradite për të qënë të bindur që është me të vërtetë, trillim.

    Michael Baigent, Richard Leigh and Henry Lincoln[5] make this startling admission concerning their own research:

    Ne kërkuam vetëm të sqarojmë nepër [ungjillet] — për të gjetur disa pjesë të së vërtetës të mundur apo të mundshme ... pjesë qe ndoshta mund të dëshmojnë nje martesë mes Jezus it dhe femrës të njohur si Magdalena. …Për ti gjetur ato, e kuptuam qe do të ishim të detyruar të lexonim në mes të rreshtave, të mbushnim disa boshllëqe, të jepnim llogari për disa këputje dhe elipse. Do të na ishte dashur të merremi me mangësitë, me insinuata, me referenca që, maksimumi, ishin të pjerrëta [6]



    Por sulmi kundër Krishtit dhe fjalës së tij, biblës, në Kodin e Da Vinçit shkon shumë më thellë se fakti i vetëm që botohet në një formë të re të një teorie konspiracioni të lashtë. Duke mbjellë farën e dyshimit në mëndjen e lexuesit, se si lindi ekzistenca e biblës, novela – dhe siç duket edhe filmi – behet nje sulm direkt kundër autoritetit të biblës. Sipas Leigh Teabing,[7] historiani i trilluar nga Dan Brown, perandori romak Kostandini zgjodhi nepër ungjillet e lashta dhe i mori ata që i përshtateshin me fushatën e tij politike, duke krijuar atë që ne tani e kemi si Bibël, ndërsa me dashje ndaloi dokumente të tjera, më të qëndrueshme.[8] (Ne realitet, kanuni i biblës nuk ishte nxjerrë te nje këshill i kishës deri mbrapa qe kishte vdekur Kostandini – këshilli në Nicaea i kohës së Kostandinit u intersua shumë më shumë për hyjninë dhe natyren e Krishtit.) Mesimi i historisë i trilluar nga Brown është një mashtrim pseudo-akademik i cili është rrëzuar herë pas herë nga shkollarë historik dhe biblik.[9]


    Idealisht vetëm ata që janë shumë naivë do të besonin pohime të tilla të bëra në një vepër trillimi; por e verteta e trishtuar është që një pjesë e madhe e popullsisë tani është që shumë naive në lidhje me fjalën e Perëndisë, dhe edhe më keq, shumë janë të dëshpëruar për një justifikim për të mos besuar dhe për të mos ju bindur asaj.[10] Për ata, rrenat e prezantuara në një mënyrë mendjehollë në Kodin e Da Vinçit do të jenë justifikimi i nevojitur për të vazhduar mohimin e autoritetit të Biblës.

    Është ironi që në ketë kontekst shumë lëxues do të presantohen për herë të parë me temën magjepëse të “Sekuencës Fibonaçi dhe Raportit Hyjnor.” Shiko kollonën anësore për më shumë informacion për ketë dëshmi mbresëlënese që mbeshtet krijimin, jo evolucionin.

    SULMI

    A ka të drejtë atëherë pastori Lutzer ta cilësojë Kodin e Da Vinçit “si sulmin më serioz kundër krishtërimit” të kohes tonë? Në një kuptim i është afruar shumë të vertetës, sepse sulmi më i madh kundër krishtërimit dhe kundër Jezu Krishtit, është dhe ka qenë gjithmonë, sulmi me qëllim kundër fjales së tij. Mirëpo, në ketë luftë, KODI I DA VINÇIT është vetëm nje dhëmbëz në një rrotë shumë më të madhe. Sa shumë teologë dhe udhëheqës të krishterë do ta gjejnë veten të armatosur kundër një vepre trillimi të padalluar, ndërsa janë duke vazhduar ti mësojnë të tjerëve që fjala e Perëndisë nuk mund të besohet në të gjithë 66 librat, posaçërisht Zanafilla? KODI I DA VINÇIT një ditë do të dalë nga moda qëtësisht, ndërsa breza të të krishterëve do të vazhdojnë të zbresin këtë pjerrësi rrëshqitshme të pabesimit që fillon me kompromise. Është ne ketë fushë të luftës ku bëhet lufta e vërtetë.

    Nëse do të vendosë apo jo një besimtar (me gjykim) ta lexojë Kodin e Da Vinçit ose ta shikojë filmin, mbetet e detyrueshme që njeriu të informohet për të gjitha aspektet e sulmit kundër fjales së Perëndisë – në çdo lloj forme të mundshme – dhe që “të jetë i përgatitur për të dhënë përgjigje” (1 Pjetrit 3:15) për të kaluar butësisht dhe në mënyrë inteligjente çdo llojë pengese për ungjillin e Jezu Krishtit.

  7. #207
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ishalla e shfarosin fare kte krishterimin.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #208
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-04-2008
    Postime
    33
    me falni gabim e kam postuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Odaha : 27-04-2008 më 17:03

  9. #209
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Ai eshte nje fil i papam ska te beje me shfarosjen thjeshte me nje kod
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  10. #210
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    nuke di se a eshte sulmi me i madh kunder krishterimit po nje sulm i madh e di qe eshte sepse po e lexuan te gjithe ate liber krishterimi9 mbaroi

Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •